
Edhe pse foshnja nuk mund të thotë “Të dua” me fjalë, ai e tregon dashurinë në shumë mënyra. Dashuria e një fëmije shfaqet përmes besimit dhe lidhjes emocionale që ndërtohet me kujdesin dhe përgjigjen e prindit ndaj nevojave të tij.
Këto shenja ndryshojnë me moshën, nga foshnjëria deri te fëmijëria e hershme.
Shenjat që tregojnë se foshnja të do
Të shikon në sy. Që në muajt e parë, bebja kërkon fytyrën tënde dhe e ndjek me vështrim. Është mënyra e tij për të krijuar lidhje.
E njeh aromën tënde. Aroma jote e qetëson dhe i jep ndjenjë sigurie.
Të buzëqesh. Nga mosha 2 muajsh, buzëqeshja është shenja e parë e qartë e dashurisë.
Të “flet”. Me belbëzimet dhe britmat e bogla, bebja përpiqet të komunikojë me ty.
Të kërkon praninë. Nga 6 muaj e lart, fillon të tregojë preferencë për ty dhe ndjen mungesën kur largohesh.
Ndjek interesat e tua. Çdo gjë që sheh ti, ai do ta shikojë po ashtu, është një mënyrë për të ndarë botën me ty.
Të përdor si strehë. Kur trembet, fshihet në gjoksin tënd sepse ti je “vendi i sigurt”.
Si e tregon dashurinë një fëmijë i vogël
Të përqafon e të puth. Nga 15 muajsh, tregon dashurinë përmes kontaktit fizik.
Kërkon reagimin tënd. Kur ndodh diçka e re, shikon drejt teje për të parë si duhet të reagojë.
Të imiton. Çdo gjest apo veprim që bën ti, ai e kopjon, është mënyra e tij për të të admiruar.
Komunikon me ty. Flet, tregon e pyet, dëshiron lidhje të dyanshme.
Kthehet tek ti për siguri. Në vende të reja, vrapon për t’u strukur në prehrin tënd.
Të kërkon ndihmë dhe ngushëllim. E di që je personi që mund ta qetësojë.
Si e tregon dashurinë fëmija parashkollor
Të merr si shembull. Imiton sjelljen dhe fjalët e tua, “gabimisht” edhe ndonjë sharje të vogël.
Të thotë “Të dua”. Në moshën 3–4 vjeç, fillon ta shprehë me fjalë.
Sillet keq për vëmendje. Kur nuk merr vëmendje pozitive, do e kërkojë edhe përmes sjelljeve negative sepse ti je më i rëndësishmi.
Të ngushëllon. Kur sheh që je trishtuar, përpiqet të të qetësojë, siç bën ti me të.
Të “ofendon”. Në zemërim mund të thotë “Të urrej!”, por e bën sepse ndihet i sigurt ta tregojë.
Të dhuron “gjëra”. Lule, vizatime apo “ushqime imagjinare”, janë mënyra për të treguar dashurinë.
Gëzohet kur kthehesh. Pas ndarjeve të shkurtra, të pret me përqafime e entuziazëm.
Si e tregon dashurinë fëmija më i madh
Të beson sekrete dhe ndjenja. Kur të rrëfen diçka personale, është shenjë e thellë besimi.
Të ndihmon. Dëshiron të të bëjë gjëra për të treguar kujdesin e tij.
Të kupton dhe të fal. Tashmë është më i pjekur emocionalisht dhe e di që dashuria është e ndërsjellë.
Krenohet me ty. Kur flet me të tjerët dhe përmend arritjet e tua, është shenjë adhurimi.
Tregon mirënjohje. Një “faleminderit” e sinqertë është një “të dua” në formë tjetër.
Vendos kufij. Kur i turpërohet përqafimeve në publik, nuk është mungesë dashurie, është pjekuri dhe besim.
Bisedon dhe negocion me ty. Sepse beson se e dëgjon dhe e trajton si person të vlefshëm.
Shpërndaje:
Shkruar nga
KidoCare