
Temperatura ideale për gjumin e foshnjës
Temperatura e dhomës duhet të jetë mes 20°C dhe 22°C.
Foshnjat nuk duhet të mbulohen me batanije, veshja është mënyra kryesore për t’i mbajtur ngrohtë.
Shenja që tregojnë nëse foshnja është shumë ngrohtë ose shumë ftohtë:
Shumë ngrohtë: Djersitje, fytyrë e kuqe, lëkurë e nxehtë
Shumë ftohtë: Lëkurë e zbehtë ose me njolla, vështirësi për t'u zgjuar, trup i ftohtë në prekje
Si ta veshim foshnjën natën?
Rregulli i artë: Visheni me një shtresë më shumë sesa ju vetë ndiheni rehat.
Shembuj sipas stinëve:
Verë: Një trupore me mëngë të shkurtra + një mbështjellëse gjumi e lehtë
Dimër: Pizhame me mëngë të gjata (me këmbë) + mbështjellësen e trashë të gjumit
Çfarë të përdorni?
-Pizhame praktike
-Me dy zinxhirë ose me kopsa, për ndërrime më të lehta gjatë natës
Zgjidhni materiale si:
100% pambuk
mikrofibër ose mikropile për netët e ftohta
-Hiqni etiketat dhe fijet e lirshme
Mund të irritojnë lëkurën apo të pengojnë gjumin
Fijet mund të mbështillen rreth gishtit apo kyçit dhe janë të rrezikshme
A lejohet kapuçi për gjumë?
Jo.
Kapelat apo çdo mbulesë koke nuk janë të sigurta për gjumë, pasi mund të bien mbi fytyrë dhe të pengojnë frymëmarrjen.
Shpërndaje:
Shkruar nga
KidoCare