
Shumica e fëmijëve mësojnë të lexojnë mes kopështit dhe klasës së dytë, por kjo ndodh vetëm kur dikush; një mësues, prind, gjysh apo mik më i madh, ia mëson.
Edhe nëse i lexoni me zë fëmijës suaj që gjatë shtatzënisë dhe nuk e lini pa lexuar asnjë ditë deri në moshën 5 vjeç, fëmija juaj prapë do të ketë nevojë të mësojë si të deshifrojë fjalët e shkruara në faqe.
Shumica e fëmijëve kalojnë nëpër disa faza të rëndësishme për t'u bërë lexues të mirë, domethënë, për të qenë në gjendje të kuptojnë dhe nxjerrin kuptim nga ajo që lexojnë.
Monitoroni fazat e zhvillimit të leximit
Ju si prind duhet të vëzhgoni e ndiqni këto faza të zhvillimit për t’u siguruar që fëmija është në rrugën e duhur.
Parashkollorët janë zakonisht në fazën e para-leximit.
Në këtë fazë:
-Ata mund të përsërisin historitë që u janë lexuar shpesh.
-Librat me rimë dhe me strukturë të përsëritur ndihmojnë shumë.
-Ata nuk janë ende duke lexuar fjalët në mënyrë të vërtetë, por "bëjnë sikur lexojnë", sepse e kanë kuptuar që librat kanë kuptim dhe që shkronjat përfaqësojnë fjalë.
Çfarë ndodh në klasë të parë?
Në kopësht, fëmija duhet të mësojë të dallojë tingujt e ndryshëm që prodhojnë shkronjat, një aftësi shumë e rëndësishme që i paraprin leximit.
Pa këtë aftësi, as mësimi më i mirë fonetik nuk do të funksionojë.
Në klasën e parë, fëmija kalon në fazën e dekodimit:
-Mëson të lidhë shkronjat me tinguj.
-Fillon të kuptojë që fjalët e shkruara përputhen me fjalët që i thotë me gojë.
Në këtë fazë, fëmija mund të kuptojë shumë më shumë fjalë kur i dëgjon, sesa kur përpiqet t’i lexojë vetë.
Kur bëhet lexues i pavarur?
Me kalimin e kohës:
-Fëmija bëhet më pak i varur nga leximi i ngadaltë shkronjë pas shkronje.
-Fillon të përqendrohet më shumë në kuptimin e asaj që lexon.
-Arrin të lexojë libra më të vështirë në mënyrë të pavarur.
Shpërndaje:
Shkruar nga
KidoCare