
Është me të vërtetë zhgënjyese kur përgatit një vakt të mirë dhe e vendos përpara fëmijës tënd, por ai/ajo e refuzon menjëherë! Vazhdoni t'u ofroni ushqime që e dini se janë të shëndetshme dhe rikujtojini vetes se kjo është vetëm një fazë që do të kalojë.
Mos e ktheni ushqimin në një fushëbetejë. Mund ta “fitoni betejën” sot, por ka shumë mundësi që të “humbisni luftën” dhe të krijoni probleme më të mëdha në të ardhmen.
Gjatë vakteve, ofrojini fëmijës suaj pjesë të vogla nga ajo që po ha familja. Mos e ktheni në dramë dhe mos e përdorni ushqimin që i pëlqen fëmijës si "shpërblim" për të ngrënë ushqimin që nuk i pëlqen. Për shembull, mund t’i vendosni në pjatë pak bizele, një copë pule, pak oriz me salcë, disa kokrra rrush dhe një biskotë. Fëmija ha biskotën dhe kërkon një tjetër. Ju thjesht i thoni: "Jo, biskota mbaroi. Tani duhet të hash pjesën tjetër të darkës." Nëse refuzon ta hajë pjesën tjetër, atëherë kur të tjerët përfundojnë darkën, mos këmbëngulni.
Mund ta mbuloni pjatën dhe ta vendosni në frigorifer, kështu që nëse fëmija thotë se ka uri para gjumit, mund t’i ofroni sërish të njëjtin ushqim: “Kam ruajtur ushqimin që nuk e hëngre. Do ta hash pulën tani?” Mund të ndodhë që të shkojë në shtrat “i/e uritur” disa herë, por kjo nuk do t’i bëjë dëm. Mos e ruani vaktin për ditën tjetër, nëse nuk e ha, hidheni. Por mos i jepni asnjë snack ose ushqim tjetër përveç rasteve kur gjithë familja po ha diçka bashkë, si për shembull një akullore.
Përpiquni ta bëni kohën e ngrënies sa më të zakonshme dhe pa drama. Gjithmonë sigurohuni që në çdo vakt fëmija juaj të ketë diçka që e pëlqen, përveç ushqimeve të tjera. Fëmijët e vegjël janë shumë përzgjedhës, por nuk do të qëndrojnë të uritur me qëllim, përveçse nëse po përdorin ushqimin si mënyrë për të kontrolluar prindërit.
Fat të mbarë!
Shpërndaje:
Shkruar nga
KidoCare