
Shumë fëmijë e kanë të vështirë të marrin disa lloje ilaçesh.
Nëse foshnja juaj vjell menjëherë pasi i keni dhënë një antibiotik dhe ju mund të shihni në të vjellat se edhe ilaçi ka dalë jashtë, është në rregull t’i jepni një dozë të plotë përsëri.
Nëse vjell përsëri, kontaktoni mjekun. Dhënia e dozave shtesë shumë shpesh mund të shkaktojë diarre, sidomos me disa antibiotikë. Në disa raste, mund të jepet një injeksion antibiotiku në vend të antibiotikut oral.
Nëse foshnja juaj ka filluar ushqimet e ngurta, mund t’ia jepni ilaçin me lugë, ashtu si ushqimin; përndryshe përdorni një shiringë duke e drejtuar anash në faqen e gojës së tij/saj. (Në fakt, shumë prindër e gjejnë shiringën si metodën më të lehtë në këtë moshë.)
Disa ilaçe mund të përzihen edhe me formulë apo qumësht gjiri (pyetni mjekun ose farmacistin), por bëjeni këtë vetëm në një sasi të vogël, sepse nëse e shtoni ilaçin në një biberon të plotë dhe foshnja nuk e pi të gjithin, ai nuk do të marrë dozën e duhur.
Shpërndaje:
Shkruar nga
KidoCare