
KidoCare sqaron disa keqkuptime të zakonshme që prindërit kanë për procesin e mësimit të fëmijës të përdorë tualetin.
Miti 1: Ekziston një kohë e përsosur për mësimin e tualetit
Nuk ka një moshë të saktë që vlen për të gjithë fëmijët. Shumica mësojnë midis 18 dhe 36 muajsh, por është e rëndësishme të fillohet vetëm kur fëmija dhe prindi janë gati.
Miti 2: Pelenat me llastik e pengojnë procesin
Ato nuk e ngadalësojnë mësimin. Këto pelenë shërbejnë si një hap i ndërmjetëm, sepse i japin fëmijës ndjenjën e pavarësisë, ndërkohë që ofrojnë siguri dhe mbrojtje.
Miti 3: Djemtë janë më të vështirë për t’u mësuar se vajzat
Kjo nuk është e vërtetë. Djemtë zakonisht tregojnë gatishmëri pak më vonë, por niveli i vështirësisë është i njëjtë për të dyja gjinitë.
Miti 4: Çerdhja apo kopështi do ta mësojë fëmijën
Nuk duhet t’ia lini vetëm edukatoreve në dorë. Prindërit duhet të udhëheqin procesin dhe të bashkëpunojnë me kujdestarët, që fëmija të ketë të njëjtën përvojë si në shtëpi, ashtu edhe në çerdhe.
Miti 5: Mësimi për tualetin është shumë i vështirë
Nuk është aq i tmerrshëm sa mendohet. Ky është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e fëmijës, që i jep atij dhe prindërve ndjenjë pavarësie dhe vetëbesimi, madje mund të jetë edhe një përvojë e këndshme.
Shpërndaje:
Shkruar nga
KidoCare